Politike

Berisha flet për herë të parë për zgjedhjet në PD: Nuk duhej të afrohej data, preferova që të hesht se votuan unanimish

27 Maj 2021, 21:12 Nga DOSJA
Berisha flet për herë të parë për zgjedhjet në PD:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për garën që po zhvillohet në Partinë Demokratike për karrigen e kryetarit të kësaj subjekti politik. Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Politikon”, Berisha është shprehur kishte mbetur i habitur nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të nisur fushatën zgjedhore për kreun e kësaj partie.

Ai theksoi se për shkak të vendimit unanim të Këshillit Kombëtar, vendosi që të mos shprehet në lidhje me procesin zgjedhor për kreun e PD-së.

“Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim. Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Ua them miqësisht! Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Mos të merrem me çështjen. Sepse vendimi ishte unanim,”– tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet ne pd sali berisha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll