Politike

‘Dosjen time thuhet se e ka bërë Donald Lu’/ Berisha: “Non grata”, histori në 2019 për konspiracion, ma përmendi Ra

27 Maj 2021, 20:33 Nga DOSJA
‘Dosjen time thuhet se e ka bërë Donald Lu’/ Berisha:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur më marrëdhënien e tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe për shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

I ftuar në PolitikOn, Berisha tha se “non grata” është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe Rama në Kuvend, duke shtuar se me dosjen e tij “thuhet” se është marrë ish-ambasadori amerikan Donald Lu. 

“Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias. Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.  Kam marrë vendime pro-SHBA, por nuk jam “Yes man”, jam vetja ime. Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjes së Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë nuk e di. Nuk kam prova. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi,”-tha Berisha. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll