Politike

Darka para gjyqit, Berisha: S’mund ti bëja prokurorin Metës, ekspertiza në Londër ndihma më e madhe që iu bë

27 Maj 2021, 21:19 Nga DOSJA
Darka para gjyqit, Berisha: S’mund ti bëja prokurorin Metës,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjykimin e ish-bashkëpunëtorit të tij, presidentit aktual Ilir Meta. I ftuar në “PolitikOn”, ish-kryeministri thotë se Meta hoqi dorë nga imuniteti dhe se ai ishte kreministër jo prokuror.

Berisha shton më tej se ekspertiza që bëri prokuroria në Londër ishte gjëja më qesharake dhe ndihma më e madhe që iu bë Metës.

Shteti funksinon me rregulla dhe ligje. A hoqi dorë Ilir Meta nga imuniteti, dha dorëheqjen.Prokurorin nuk ua bëj atyre. Kush ishte prokuror? A ishte Ina Rama. Kush i kishte emëruar gjykatësit? A ju hoq Saimir Tahirit imuniteti? Fillimisht u bllokua hetimi. Ilir Metës ju hoq imuniteti.Nëse gjykojmë shtetarisht këto janë faktet. Unë prokurorin Ilir Metës nuk ja bëja. Ekspertiza që bëri prokuroria në Londër ishte gjëja më qesharake dhe ndihma më e madhe që ju bë Ilir Metës. Ekspertiza thoshte në figurë janë këto dy persona por zërit nuk ja bëjmë dot ekspertizën. Ilir Meta e mori dhe e çoi në institutin kryesor të Italisë dhe i solli raportin prokurorisë që ka 29 prerje dhe ngjitje,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll