Politike

Hapja e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”/ Berisha: S’kam imunitet, po përtypet plehu i vjetër

27 Maj 2021, 21:02 Nga DOSJA
Hapja e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe atë të “21 janarit”. I ftuar në PolitikOn, Berisha tha se vetë nuk ka imunitet, duke e konsideruar të gjithë “përtypjen” e plehut të vjetër.

Unë s’kam asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Kur unë thoja se nuk kam pasur asnjë informacion për gjendjen në Gërdec. Ka pasur ndonjë gazetar që thoshte të kundërtën, por nuk kam pasur. Thonë se kam fshehur një dokument, por është një gënjeshtër e turpshme. Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është vrasje me dashje. Natyrisht që gjykatësi e shndërroi në vrasje pa dashje dhe janë dënuar 40 persona. Nuk i njoh vetës asnjë imunitet dhe parashkrim, ta harrojnë se ka imunitet Sali Berisha. E gjithë kjo tymnajë përtyp plehun e vjetër,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll