Politike

Roth: BE duhet të mbajë premtimet e veta. Reformat nuk janë një dhuratë që i bëhen Brukselit apo Parisit

27 Maj 2021, 17:34 Nga DOSJA
Roth: BE duhet të mbajë premtimet e veta. Reformat nuk janë

TIRANË-Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha ditën e sotme se BE duhet të mbajë premtimet e veta. Kjo u tha gjatë konferencës së përbashkët me Ramën, teksa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai tha se kjo duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur.

Përmendet vlerat e BE, mbajtja e premtimit është një vlerë; cili është raporti mes premtimit dhe një vote unanime. Dëgjuam se mund të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa Shqipëria e cila e ka arritur mbetet peng i këtij ngërçi në një kohë të pacaktuar. Nëse flasim për vlera, a mund të mendojmë se ka një raport vlerash për të mos kompromentuar kredibilitetin?

Roth: BE duhet të mbajë premtimet e veta. Këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave duhet që të ishte përmbushur prej kohësh. Edhe sot është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur duhet që të mbajnë fjalën. Por BE është i strukturar në konsenesus dhe nuk ndryshoj dot traktatet. Nuk ankohem dot për këtë gjë. Çdo vend i BE të mbajë përgjegjësitë e tyre. Detyrohem të jem racional. Ky është një proces ku të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Konsolidimi i shtetit ligjor dhe liria e mediave, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është dhuratë por reforma në shërbim të vendit tuaj. Por sigurisht që ato ndihmojnë në kapërcimin e skepticizimit. Për këtë ne diskutojmë jo si treg por sistem vlerash. Kjo ka qenë pika qendrore. Kemi ndërfutur mekanizma të rinj që shtetet anëtare të marrin më pak fonde. Kjo e thekson sa të rëndësishme janë këto vlera. Ky është një proces duhet që të mbartet nga shtetet anëtare. Edhe në Shqipëri ka progres substancial dhe askush nuk thotë që kemi përmbushur kushtet.

LAJMI KRYESOR: Hapja e negociatave me BE-në/ Michael Roth: Shqipëria ka plotësuar kushtet! Rama shpërfillës: S’jam i shqetësuar, po mbani peng dhe Kosovën! Bashkëpunim me opozitën? Gati për gjithçka

(k.m/dosja.al)

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike konference rama-roth michael roth konference rama-roth michael roth

Sondazh

Poll