Politike

Lëvizjet e radhës me opozitën, Rama s’lë gjë pa thënë para ministrit gjerman: I vendosur të bëj gjithçka! S’më in

27 Maj 2021, 17:27 Nga DOSJA
Lëvizjet e radhës me opozitën, Rama s’lë gjë pa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur gati që të bëjë çdo gjë në mënyrë që të bashkëpunojë me opozitën. Këtë e ka pranuar edhe njëherë sot në sy të ministrit gjerman për Europën, Michael Roth. Në fjalën e tij, Rama tha se lufta e të shkuarës kishte shkuar deri në absurd nga të dyja palët. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: Roth përmendi kompromis midis qeverisë dhe opozitës? Ku e shihni ju?

Rama: Një nga gjërat që do të bëjmë më mirë është përpjekja për t’u marrë vesh me njëri tjetrin. Për t’u bërë pak më të mëdhënj. Për ta kaluar adoleshencën politike që pastaj i eksportojmë në Bruksel nëpër botë. Nga ky eksport humbet Shqipëria. Fitorja jonë që ishim dhe do jemi në qeverisë dhe humbja e tyre është shumë pak me atë që nuk fiton dhe humb Shqipëria. Nuk do presim që të vijnë miqtë nga jashtë dhe të thonë që të siullemi mirë me njëri-tjetrin. Spo kërkon njëri që të japim jetën, as të marrim armët dhe të luftojmë armikun. Është një kërkesë alarmante se po i themi hapni konferencën e parë dhe duhet të tregojmë që jo vetëm e meritojmë por jemi një vend i maturuar. Nuk është vetëm qeveria por edhe opozita. Kur flasim anglisht, se gjermanisht nuk di njeri, duhet të jemi shqiptarë pastaj socialistë dhe demokratë. Kur flasim shqip, po. Është e lehtë ta thuash se ta bësh. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka, nuk më intereson asgjë nga e shkuara ku kemi qenë të gjithë të përfshirë. Lufta ka shkuar deri në absurd. Populli e tha në 25 prill. Tani të përpiqemi që të bëjmë gjërat sa më mirë. Nuk jemi vetëm. Kemi aleatë të mëdhenj. Shqipërinë edhe vende skeptike, e duan aleatë. E duan në BE. Ndahen po kjo nuk është çështja jonë. Ne jemi vendi më i sigurtë për pushime. Një herë në historinë tonë jemi më të mirët. Tani Gjermania ka për të na ka arritur.

LAJMI KRYESOR: Hapja e negociatave me BE-në/ Michael Roth: Shqipëria ka plotësuar kushtet! Rama shpërfillës: S’jam i shqetësuar, po mbani peng dhe Kosovën! Bashkëpunim me opozitën? Gati për gjithçka

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane

Sondazh

Poll