Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Roth i prerë: Arritët shumicë të qartë, ky është mesazhi im për opozitën!

27 Maj 2021, 16:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Roth i prerë: Arritët shumicë të

TIRANË– Ministri gjerman për Europën, Michael Roth përcolli nga Kryeministria një mesazh për opozitën. Në fjalën e tij, Roth shprehu urimet e tij për kryeministrin Edi Rama, duke e përgëzuar për fitoren. 

“Duhet të jemi më solidarë. Shpreh urimet e mia edhe për kryeministrin që arriti që një shumicë të qartë. Si social-demokrat mund ta them se kjo nuk është diçka e vetëkuptueseshme. Dua që edhe këtu të ketë një marrëdhënie mes partisë që qeveris dhe opozitës. Konkursi i ideve është eliksiri i jetës për demokracinë. Duhej që të arrihej një gatishmëri minimale kompromisi. Kjo do të jetë edhe kërkesa e palës tjetër. Kam ardhur të dëgjoj se ku mund të ndihmojmë më mirë. Ti kushtojmë vëmendje të rinjve që po largohen gjithnjë e më shumë. Uroj që të kthehen sepse do të shohin që ia vlen,”-tha Roth.

PJESË NGA FJALA E ROTH:

Strategjia është që të humbim sa më pak njerëz. Nëse Shqipëria është e suksesshme, ky është një sukses edhe i yni. Është e rëndësishme që të eliminojmë paragjykimet. Takimet janë histori suksesi në BE. Dhe nuk lëmë askënd vetëm. Deri në 12 mld euro do të vendosim në të ardhmen për Ballkanin. Nuk e them si një xhaxha i mirë, por nuk dua që të lindë përshtypja që Rusia dhe Kina janë më të angazhuara. Unë premtoj më tepër angazhim. Mund të keni gjithmonë besim tek Gjermania. Ne kemi një problem mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por ne po ndihmojmë. Duhet të jemi më solidarë. Shpreh urimet e mia edhe për kryeministrin që arriti që një shumicë të qartë. Si social-demokrat mund ta them se kjo nuk është diçka e vetëkuptueseshme. Dua që edhe këtu të ketë një marrëdhënie mes partisë që qeveris dhe opozitës. Konkursi i ideve është eliksiri i jetës për demokracinë. Duhej që të arrihej një gatishmëri minimale kompromisi. Kjo do të jetë edhe kërkesa e palës tjetër. Kam ardhur të dëgjoj se ku mund të ndihmojmë më mirë. Ti kushtojmë vëmendje të rinjve që po largohen gjithnjë e më shumë. Uroj që të kthehen sepse do të shohin që ia vlen.

LAJMI KRYESOR: Hapja e negociatave me BE-në/ Michael Roth: Shqipëria ka plotësuar kushtet! Rama shpërfillës: S’jam i shqetësuar, po mbani peng dhe Kosovën! Bashkëpunim me opozitën? Gati për gjithçka

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane

Sondazh

Poll