Politike

‘E turpshme por “ok”/ Rama: BE e ka marrë peng Kosovën! Një nga figurat e shahut thotë “jo”

27 Maj 2021, 17:24 Nga DOSJA
‘E turpshme por “ok”/ Rama: BE e ka marrë peng

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, u ndal dhe tek çështja e Kosovës. Rama e quajti të turpshëm faktin që BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovën, duke shtuar se po e mbajnë peng si “në një lojë shahu”.

Pyetje: A ka ndonjë sinjal për mosdiskriminimin prej vaksinës. Roth përmendi kompromis midis qeverisë dhe opozitës? Ky e shihni ju?

Rama: A ka sinjal që do ndahen njerëzit e këtij kontinenti në dy kategori sipas firmës së vaksinës? Ka edhe nuk ka. Po më mirë ti dalim para tani, sesa kur të ketë sinjal të plotë se do jetë më e vështirë. Kemi detyrë të themi të drejtat pa asnjë kompleks. Se nuk është njësoj kur vjen fjala tek vendimi i KE sa i përket një vendimi që ka të bëjë me hyrjen në shtëpinë e BE dhe kur vjen fjala tek një e drejtë bazike. Lëvizja e shqiptarëve të Shqipërisë nuk mund të fragmentohet. Ju folët për pengje. BE është tempulli i demokracisë dhe politikës. Politika është shah, në shah ka pengje. BE nuk duhet të marrë peng asnjë për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Nuk janë shqiptarët e Shqipërisë, janë serbët, bohsnjakët etj. BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është edhe Kosova. Një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Një nga figurat e shahut thotë jo. E turpshme por “ok”. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ia kemi dalë pandemisë mbasi u lamë vetëm. Njësoj si të tjerët. Kishin hallin e tyre. Kush ishte dhe kush është objektivi? Të shpëtojmë jetë dhe jo të mendojmë që po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinën kineze dhe Europa do të thotë “jo”. Ne do bëjmë punën tonë.

LAJMI KRYESOR: Hapja e negociatave me BE-në/ Michael Roth: Shqipëria ka plotësuar kushtet! Rama shpërfillës: S’jam i shqetësuar, po mbani peng dhe Kosovën! Bashkëpunim me opozitën? Gati për gjithçka

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konference rama-roth edi rama konference rama-roth

Sondazh

Poll