Politike

‘Më kishte marrë malli për ju…”/ Shqipëria në BE, Roth me MESAZH të fortë: Keni bërë shumë, po ushtrojmë trysni

27 Maj 2021, 16:49 Nga DOSJA
‘Më kishte marrë malli për ju…”/

TIRANË– Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka pranuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Roth premtoi se do të ushtronte trysni tek vendet e tjera në të mirë të vendit tonë. Ndërsa nuk la pa një koment edhe përparimin në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. 

Është bukur të jesh sërish këtu. Nuk e di nëse iu ka marrë malli , po mua më ka marrë malli për ju. Dëshiroj të jem i hapur. Ka kolegë dhe kolege që thonë se zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin. Unë i them se nuk bëhet fjalë për interesat e mia, por për interesa. Nuk është oborri i pasëm por i brendshëm i Europës. Janë në interesin Europian dhe Gjerman. Theksimi i kësaj është i rëndësishëm. Gëzohem që ndodhem këtu, që është vend i artit, tregon që Shqipëria kalon në rrugët e veta. Shumë prej jush janë të frustruar dhe të zhgënjyer nga BE. Ju e dini që ka patur kushte të tjera për të plotësuar nga Shqipëria; GJK apo GJL. Shqipëria ka bërë. Ka shënuar arritje. Edhe Maqedonia e Veriut. Ne po punojmë me trysni që më 22 qershor të marrin një vendim pozitiv. Duhet që të nisim. Ka shumë ende për të bërë por ne nuk jemi thjesht një komunitet ekonomik por vlerash. Siç na e tregoi pandemia. Ju keni arritur progres të madh. Ne në Gjermani nuk kemi ende në atë pikë, duhet të mbajmë ende maska. Ky fakt më gëzon,”-tha Roth.

LAJMI KRYESOR: Hapja e negociatave me BE-në/ Michael Roth: Shqipëria ka plotësuar kushtet! Rama shpërfillës: S’jam i shqetësuar, po mbani peng dhe Kosovën! Bashkëpunim me opozitën? Gati për gjithçka

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane

Sondazh

Poll