Rama: I kemi bërë detyrat! Brukseli duhet t’i përmbahet vendimit që ka marrë
27 Maj 2021, 16:49Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur shpërfillës në vendimin që pritet të merret lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një konferencë për shtyp së bashku me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kreu i qeverisë u shpreh i bindur se vendi ynë i kishte përmbushur detyrat.
“Më vjen shumë mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuse bazuar në Këshillin Europian, është çështje e brendshme e Këshillit Europian. Në një moment kur duket se ka një prirje më pozitive se asnjëherë tjetër, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike dhe përreth që lidhet me ngercin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Prej kohësh, ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare. A do ndodhë, unë nuk e di sepse varet nga sa do ta arihet të zgjidhet ngerci mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së V. Ajo që është e rëndësishme është se ne sot kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme nga të gjitha vendet, dhe posacërisht nga Gjermania për të ecur më tutje,”-tha Rama.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka duruar shumë dhe i ka kujtuar ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth debatin që kishte me kolegun e tij, Je...
TIRANË– “Ne jemi defacto në disa aspekte më para se ata që po negociojnë, ne do ta bëjmë dhe më mirë detyrën.Çfarë do vijë është e mirë se ardhur, s...
TIRANË– Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet pasditen e 2 qershorit, në orën 18:00 tek Liqeni Artificial. Ky është vendimi që u mor ditën e sotm...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës plenare ku është diskutuar projektligji për disa ndryshime në ligjin për dënimin që u jepet personave...
TIRANË– KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për të vërtetuar sipas tyre vjedhjen e votave në qarkun e Elbasanit.Në m...