Politike

‘Po kërkojmë atë që na takon’/ A do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Rama: Nuk është çështja jonë! Nuk po

27 Maj 2021, 17:04 Nga DOSJA
‘Po kërkojmë atë që na takon’/ A do ndahet

TIRANË– Ministri gjerman për Europën, Michael Roth dhe kryeministri Edi Rama kanë komentuar mundësinë për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Në një konferencë për shtyp, Roth la të kuptohej se ndarja nuk ishte e mundur, ndërsa Rama u shpreh i bindur se i kishte bërë detyrat.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Është treguar qartë që jo vetëm zemra juaj rreth për Ballkanin, por deri më tani kur ka pasur vendime të rëndësishme, ju keni qenë të vendosur që të mos ndaheshin Shqipëria dhe Maqedonia. Tani kemi një surprizë, do të veproni kështu edhe kësaj here? Apo po loboni me Bullgarinë që të heqi dorë nga vetoja.

Roth: Në politikë vendoset sipas fakteve dhe jo ndjesive. Janë të qarta, për në i kanë përmbushur kushtet. Duhet që të nisin këto negociata. Tani duhet që të fillojë ky proces. Do të shfrytëzojmë çdo ditë. Kemi negocuar në mënyrë intensive dhe po vijojnë këto negociata. Unë jam optimist dhe shpresoj që të mbërrije në 22 qershor.

Pyetja: A mendoni se do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut.

Rama: Na u tha që dera do të hapet. Besoj se ky është një proces që lidhet me ne me vendin tonë me fëmijët tanë dhe ne nuk i bëjmë reformat, nuk i bëjmë përpjekjet pse na i kërkojnë në Paris, Berlin apo Bruksel. I bëjmë se na i kërkojnë shqiptarët. Në funksion të procesit do të arrijmë që ti japim fëmijët tanë një shtet që funksionon si cdo shtet anëtar i BE. Kështu që ndahet bashkohet me njëri me tjetrin, kjo nuk është cështja jonë. Është e Këshillit Europian. Ne e kemi bërë punën tonë, do vazhdojmë ta bëjmë, i thashë dhe ministrit, ne jemi De facto në disa aspekte të procesit. Kjo nuk do të thotë asgjë tjetër vec se ne po bëjmë detyrën dhe do ta bëjmë më mirë detyrën. Për mua sfida është si ta rrisim kërkesën ndaj vetes. Nëse nuk do vijë ne do të vazhdojmë të bëjmë punën. Përmbajtja e procesit është dicka që nuk ka pengon askush që ta pasurojmë. Ne punojmë me miqtë gjermanë, reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. E tha ministri po e dimë vetë, ky është fillimi i një rrugë të gjatë. Ne nuk po kërkojmë të jemi pjesë e BE, po kërkojmë atë që na takon, të gjithë e dimë që na takon, është çështje kohe.

LAJMI KRYESOR: Hapja e negociatave me BE-në/ Michael Roth: Shqipëria ka plotësuar kushtet! Rama shpërfillës: S’jam i shqetësuar, po mbani peng dhe Kosovën! Bashkëpunim me opozitën? Gati për gjithçka

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane edi rama konference rama-roth michael roth michael roth ne tirane

Sondazh

Poll