Aktualitet

TMERRI i italianëve/ Arrestohen shqiptarët e bandës ‘Alfa Romeo’, mes tyre një femër! AUTORË të 62 vjedhjeve, të arm

27 Maj 2021, 13:08 Nga DOSJA
TMERRI i italianëve/ Arrestohen shqiptarët e bandës ‘Alfa

ITALI – Një 36-vjeçar që ishte në arrest shtëpie në Mozzate, një 35-vjeçar nga Savona, dhe një çift, ai 27, ajo 33-vjeç, banues në Segrate janë vënë në pranga të policisë italiane pasi janë autorë të:

Nëntë goditje në apartamente në më pak se dy muaj, katër në Casatenovo e pesë në Verderio, midis nëntorit e dhjetorit 2019.

Shqiptarët e bandës ‘Alfa Romeo’ kanë kryer të paktën 62 vjedhje në banesa e 2 grabitje shtëpish në 15 provinca në Italinë e veriut, midis tyre në Leço, Varese, Milano, Bergamo, Brescia e Pavia në Lombardi; Venezia, Verona e Padova në Veneto; Parma, Ferrara e Rimini në Emilia Romagna; Verbania, Novara e Alessandria në Piemonte.

Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë gjetur një pushkë të lehtë H&K kalibër 223 me dy karikatorë e 34 fishekë, dhe një pistoletë gjysmëautomatike Beretta 9×21 me dy karikatorë e 15 fishekë. Armët ishin të mbushura, me fishekë në gojë, gati për përdorim.

‘Pistoleta, provë e rrezikshmërisë ekstreme të tyre, u gjet në xhepin e njërës prej sediljeve të para të makinës, pra me shumë gjasa gati për përdorim’, tha koloneli i karabinierëve Alberto Cicognani. Nga kontrolli u gjetën edhe veshje, stoli e ora të vjedhura, si dhe një arsenal i vërtetë veglash për hapjen e dyerve e dritareve.

Hetimet filluan pas një tentative grabitjeje mbrëmjen e 7 nëntorit 2019 në Gignese, provinca e Verbanias, ku banditët, të cilët kërcënuan me thikë banoren e një vile që i kapi befasisht në veprim, u larguan me një Alfa Romeo Stelvio.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfa romeo arrestime ne itali alfa romeo arrestime ne itali

Sondazh

Poll