Aktualitet

E FORTË! Olsian Çela u ‘kërcet dhëmbët’ anëtarëve të KLP-së: Qesharake, si guxojnë prokurorët të mbajnë dosjet

27 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA
E FORTË! Olsian Çela u ‘kërcet dhëmbët’

TIRANË– Kreu i Prokurorisë, Olsian Çela ka kërkuar ndëshkim për të gjithë prokurorët e rretheve që mbajnë dosjet në sirtarët e zyrave të tyre. Teksa raportoi ditën e sotme Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë, Çela tha se ka marrë informacione për prokurorë që mendojnë se janë në kohët e dikurshme dhe raportojnë vetëm çështjet qesharake. 

Me tone të forta, Çela kërkoi ndëshkimin e tyre, duke sjellë këtu në mendje dhe skenarin e vitit 2015, kohë kur shkresa e ardhur nga Interpol Belgjika për deputetin e asaj kohe, Mark Frroku dhe qëndroi në sirtar për shumë kohë. 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të emërohen prokurorët e rinj në vendet vakante, në Prokurorinë e Kavajës, Gjirokastrës, Beratit dhe Dibrës. Çela shtoi se këto prokurori kanë performancë më të ulët në krahasim me prokuroritë e tjera, sipas raportimeve në media.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela olsian cela raporton para klp-se olsian cela olsian cela raporton para klp-se

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 09:13

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kr...