EMRAT/ ‘Lulëzon’ droga në Lezhë, kultivuesit mbronin kanabisin me automatik dhe municion luftarak, bien në pranga 5 pers
27 Maj 2021, 09:58Nga DOSJA
LEZHË– Dy raste të tentativës së drogës janë goditur nga policia e Lezhës. Gjatë operacionit anti-drogë, policia ka arrestuar 5 persona, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht. Mes tyre janë proceduar edhe dy kryetarë fshatrash si dhe dy specialistë pyjesh.
Mësohet se Astrit Lepuri dhe Elidon Vofi u arrestuar në Xhuxhë, ndërsa u procedua Nikoll Kola (Kryetari i Fshatit Xhuxhë) dhe Shkurt Marku Specialist i pyjeve Fan, për kultivimin në Xhuxhë.
Po ashtu, në Gziq u arrestuan Nikolin Krepi , Arjon Marku dhe Gjon Krepi si dhe u proceduan Pashk Lleshi (Kryetar i fshatit Pshqesh), Gjovalin Laska (Specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh), Bardhok Ndreca (Administratori i Njësisë Administrative Orosh).
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5 të tjerë.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.
Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi N. K., me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.
-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.
Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: P.Ll.,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gj.L.,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, B.N.,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Gjykata e Vlorës, ka vendosur masën arrest me burg pëe 40 ditë për tre skafistët e arrestuar në Vlorë, të cilët u kapën disa ditë më parë duke trans...
Aktualitet27 Maj 2021, 09:13
TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kr...
VLORË- Ergys Likaj, i cili shkoi mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pasi ishte plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët është arrestuar ditën e sotm...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar të tjera ndryshme në masata për parndalimin e përhapjes së Covid-19. Gjatë mbledhjes që zhvilluar sot, kr...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë maskat në ambientet publike. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit njoftoi se që nga data 1 qers...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar dhe një vajzë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vula...
MALIQ– Leonidha Lepi, 45 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet për plagosje të dyfishtë. Mësohet se Lepi, mëngjesin e sotëm është zënë me dy fqinjët e...
POGRADEC– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi u kapën dukre transportuar të paligjshëm drejt Bashkimit Europian kundrejt përfiti...
TIRANË– Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të mbizotërohet nga kthjellime dhe temperature të larta. Sipas MeteoAlb orët e para të ditës dominohen...