Aktualitet

Gomonia me 577 kilogramë drogë drejt Italisë, Gjykata e Vlorës lë në burg për 40 ditë tre skafistët e arrestuar

27 Maj 2021, 09:22 Nga DOSJA
Gomonia me 577 kilogramë drogë drejt Italisë, Gjykata e

VLORË– Gjykata e Vlorës, ka vendosur masën arrest me burg pëe 40 ditë për tre skafistët e arrestuar në Vlorë, të cilët u kapën disa ditë më parë duke transportuar në drejtim të Italisë 577 kilogramë drogë. Tre personat  të cilët u lanë në burg janë: Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj, 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj, 34 vjeç. Masa e sigurisë do të jetë në fuqi për 40 ditë, deri sa të mblidhen provat e nevojshme.

Në mjetin lundrues në të cilin personat lëviznin, policia gjeti në bord 577 kg lëndë narkotike, 200 kg e së cilës ishte në formë çokollate.

Si u pikas gomonia me hashash?

Ishin forcat e Delta Forcë në Radhimë ata të cilët pikasën dhe u vunu menjëherë  në ndjekje të gomones. Në aksion u përfshi dhe Guardia di Finacia italiane, mjetet e të cilës u ankoruan në bregun shqiptar. Gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm, dhe fillimisht u raportua se në bordin e saj ndodheshin 500 kg hashash. Droga kishte si destinacion Italinë

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ëngjëllush mukaj gomonia me hashash ne karaburun herman muçaj mandi begaj ëngjëllush mukaj gomonia me hashash ne karaburun herman muçaj mandi begaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 09:13

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kr...

Aktualitet 27 Maj 2021, 06:49

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga pas aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë...