Aktualitet

Goditet me grushte në fytyrë, 65-vjeçari përfundon te Trauma në gjendje kritike, arrestohet autori në Këlcyrë

27 Maj 2021, 10:26 Nga DOSJA
Goditet me grushte në fytyrë, 65-vjeçari përfundon te

PËRMET– Një 51-vjeçar ka goditur me grushte në fytyrë për motive të dobta një 65-vjeçar ditën e djeshme në Këlcyrë.

Mësohet se në pranga ka rënë Bardhul Sadikllaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj 65-vjeçarit Ylli Lulo, ndërsa ky i fundit ka përfunduar në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë.

Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardhul sadikllaraj ylli lulo bardhul sadikllaraj ylli lulo

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 09:13

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kr...