Aktualitet

EMRI/ Zjarr në Shëngjin, banesa 3-katëshe përfshihet nga flakët, nuk raportohet për persona të lënduar 

27 Maj 2021, 11:43 Nga DOSJA
EMRI/ Zjarr në Shëngjin, banesa 3-katëshe përfshihet nga

LEZHË- Një banesë 3-katëshe ka marrë flakë në Shëngjin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga zjarri në banesë nuk raportohet për persona të lënduar. 

Ndërkohë që mësohet se banesa që ka marrë flakë është e Rexhep Currit. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e rënies së zjarrit. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikset për të bërë të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak Më datë 27.05.2021, rreth orës 13:20, në Ishull Shëngjin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.C., ku ka vetëm dëme materiale. Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rexhep curri zjarr ne shengjin rexhep curri zjarr ne shengjin

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 09:13

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kr...