‘Pse ma lini brenda’/ Djali i saj u arrestua për herë të dytë, nëna e Skënder Krasniqit: Të ishte i fajshëm të vare
27 Maj 2021, 12:29Nga DOSJA
TIRANË– Mamaja e Skënder Krasniqit kërkon lirinë për djalin e saj i cili u arrestua për herë të dytë për vrasjen e biznesmenit 82 vjeçar, Novruz Likometaj në vitin 2015.
Nëna e moshuar shprehet për mediat se djali i saj po mbahet në burg pa afat prej më shumë se 7 muajsh. Ajo thotë se nëse ngjarja është e vërtetë ai duhet të varet në mes të pazarit.
‘Më kanë marrë djalin në 2020 dhe ka 7 muaj e gjysmë brenda. Ai rri atje i pafajshëm 100%. Ata thonë se e ka vrarë ky por ai është i pafajshëm. Ju lutem si media. Të ishte i fajshëm të varej në mes të pazarit por është i pafajshëm. O ma pse më lini brenda se nuk kam bërë asgjë më thotë’ – thotë gruaja e moshuar.
44 vjeçari u arrestua për herë të dytë për këtë krim 7 muaj më parë dhe ende nuk ka dalë për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria thotë se ka prova që kanë çuar në arrestimin për herë të dytë të Skënder Krasniqit në nëntor të 2020.
Pse akuzohet Skënder Krasniqi?
Më 22 nëntor të vitit 2015, Krasniqi ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. Më 23 nëntor, trupi i 82-vjeçarit u gjet i mbështjellë me çarçaf pranë banesës së tij në Fier, jashtë një koshi plehrash. Dyshohet se Krasniqi vrau komshiun e tij, pasi ky i fundit i kishte ngamuar nënën, Roza Krasniqi. Ngjarja është mohuar nga kjo e fundit, e cila dëshmuar në polici dhe djali i saj nuk e ka kryer këtë krim.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– 5 rojet bregdetare janë lënë të lirë ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës. Për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir M...
TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka kërkuar rikthimin në burg të Genci Tafilit. Mësohet se ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit, katër vite pasi Tafil...
LEZHË- Një banesë 3-katëshe ka marrë flakë në Shëngjin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga zjarri në banesë nuk raportohet për persona të lënduar. Nd...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar rihapjen e dosjes së 21 janarit, si një shans të ri për të dhënë drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda të ndo...
TIRANË– Evgjeni Baxho, 23-vjeçarja, vdekja e të cilës është ende një mister për Prokurorinë, kishte trupin e mbushur plot me tatuazhe dhe ishte përf...
TIRANË– Kreu i Prokurorisë, Olsian Çela ka kërkuar ndëshkim për të gjithë prokurorët e rretheve që mbajnë dosjet në sirtarët e zyrave të tyre. Teksa...
LEZHË– Dy raste të tentativës së drogës janë goditur nga policia e Lezhës. Gjatë operacionit anti-drogë, policia ka arrestuar 5 persona, ndërsa 5 të ...
VLORË– Gjykata e Vlorës, ka vendosur masën arrest me burg pëe 40 ditë për tre skafistët e arrestuar në Vlorë, të cilët u kapën disa ditë më parë duke trans...
Aktualitet27 Maj 2021, 09:13
TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që ngeli i vrarë më 21 janar 2011 në sheshin para Kr...