Art&Argëtim

Polemikat e krijuar në pavionin shqiptar të bienales së Venecias/ A dëshmojnë filmat e komunizmit të vërtetën?

27 Maj 2021, 10:44 Nga DOSJA
Polemikat e krijuar në pavionin shqiptar të bienales së Venecias/

TIRANË– Katër arkitektet shqiptare, Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani u angazhuan në ngritjen e një apartamenti në muret e të cilit projektohen imazhe nga rreth 12 filma të kohës së diktaturës ku vendin më kryesor e zë “Në shtëpinë tonë” me regji të Dhimitër Anagnostit. Titulli në ‘Shtëpinë tonë’ nënkupton marrëdhënien e fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesën e paqtë që kishin njërzit në kohën e diktaturës. Njëra nga arkitektet Fiona Mali tha për ‘Euroneës Albania’: Njihje fqinjin tënd dhe prandaj ne trajtojmë fqinjësinë dhe mënyrën sesi ne kemi jetuar së bashku, për të kuptuar si mund t’i rikthehemi jetës sonë të bashku në këtë epokë të re.”

Projekti që do të përfaqësojë vendin tonë mes 61 shteteve të tjera në bienale ka vulën e shtetit shqiptar pasi ai financohet dhe miratohet nga ministria e Kulturës. Në faqen e këtij institucioni aty thuhet: Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (26 gusht – 20 tetor 2019), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Armand Vokshi, z. Simon Battisti, Znj. Arta Dollani, Z. Driant Zeneli and Z. Stefano Boeri.Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës 2020, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur”.

Dy elementët që kanë krijaur polemikat janë mbështetja tek kinematografia e kohës së diktaturës dhe mbështetja e këtij projekti nga qeveria shqiptare.

“Natyrisht nuk mungonte fqinjësia e mirë as dje dhe as sot, por ta analizosh dallimet mes kohërave lypset thellim në rrafsh sociologjik, antropologjik, historik, etj. Ama, një gjë është e sigurt: Skenat idilike të një filmi propagandistik nuk rrëfejnë dot kurrsesi atë realitet të hidhur gjatë diktaturës, ku edhe “muret kishin vesh”, ku fqinji të denonconte, ku këshilli i lagjes të demaskonte dhe të priste “biletën” për burg a internim, dhe ku “patronazhistët” e caktuar nga partia vigjilonin edhe brenda anëtarëve të familjes. Susan Sonntag vërtet shprehet se “qëllimi i artit nuk është të na ndihmojë që të gjejmë të vërtetën…”, por ambicia artistike në filmat e Kinostudios synonte në mënyrë sistematike keqinformimin, tjetërsimin me dashje të përmbajtjes së fakteve objektive, duke gjetur mënyra adekuate prezantimi të një realiteti gjasme autentik,” ka shkruar Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media & Kulturë.

Edhe studiuesi, Kastriot Dervishi ka hedhur në Facebook një skenë kult nga filmi “Në shtëpinë tonë” ku një polic me uniformë i thotë një nëne: “Në vendin tonë nuk rrëmbehen fëmijët si në Itali”, ka shkruar: “Filmi “Në shtëpinë tonë, që përfaqësoi Shqipërinë në bienalen e Venecias, me siguri i ka mrekulluar italianët me këtë shprehjen e “rrëmbimit të fëmijëve” atje. Se ne ia kishim kaluar Italisë për mirëqenie dhe siguri. Te ne fëmijët përfundonin në kampe internimi”. Gjithashtu, shkrimtari antikomunist Agron Tufa, i shkruajti katër vite më parë kuvendit një letër ku propozonte transmetimin e tyre me një pullë ku të shënohej fjala “kujdes” .

 “Dokumentarët dhe një pjesë e filmave artistikë të periudhës së Komunizmit, duke risjellë sot propagandën e një diktature totalitare cënon dhe diskriminon pikërisht një pjesë të vuajtur të shoqërisë sonë, e cila sipas statistikave përbën rreth 30% të popullsisë së Republikës. Me këto materiale filmike që “bombardojnë” ekranet e televizioneve tona cënohet të gjitha pikat e nenit 3 të Kushtetutës (dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve…”), të cilat, po sipas këtij neni, Kushtetuta ia ngarkon shtetit që ” t’i respektojë dhe t’i mbrojë”, shkruante Tufa.

Pra, nëse filmat e komunizmit nuk dëshmojnë të vërtetën dhe nuk tregojnë realisht atë që ndodhte në Shqipërinë e asaj kohe psë kërkojmë t’i financojmë dhe t’i bëjmë promo nëpër botë si të ishte gjëja me të cilën krenohemi?

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture bienale e venecias filmat e kinostudios bienale e venecias filmat e kinostudios

Sondazh

Poll