Art&Argëtim

Simona Ventura ‘vjen’ në Shqipëri, Ardit Gjebrea kujton fjalët e Ramës: O e sjell o s’ka dhe ja ku e kemi, do prezanto

27 Maj 2021, 05:44 Nga DOSJA
Simona Ventura ‘vjen’ në Shqipëri, Ardit Gjebrea kujton

TIRANË– Prezantuesja e famshmje italiane Simona Ventura u shfaq një natë më parë për të prezantuar artisten italiane Eliza G në festivalin “Kënga Magjike”. Teksa shfaqje nata e radhës e këtij festivali, prezantuesi Ardit Gjebrea kujtoi se kryeministri Edi Rama kishte premtuar të sillte Venturën në Shqipëri.

Edhe pse jo fizikisht, por përmes një lidhjeje me Skype, Ventura luajti rolin e prezantueses në një festival në Shqipëri.

“Ka thënë njëherë Kryeministri Rama, o e sjell Simona Venturën o s’ka. Ja ku e kemi, ajo do të prezantojë artisten italiane Eliza G,”- tha Gjebrea.

 “Përshëndetje! Jam Simona Ventura, jam këtu për të mbështetur Eliza G. Ajo ka qenë gjysmëfinaliste në programin “Voice of Italy”, të drejtuar nga unë dhe më kujtohet zëri dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm. Ajo është gjithashtu fituese e festivalit Cerbul De Aur”, i zhvilluar në Rumani. Për herë të parë prezantoj tek ju, miq shqiptarë, që ju kujtoj përherë me shumë dashuri; në këtë festival, në kategorinë Big International me këngën “A un paso del deserto”. Forca Eliza! Pas gripit Maneskin, je ti!”- tha Ventura.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aimona ventura ardit gjebrea kënga magjike aimona ventura ardit gjebrea kënga magjike

Sondazh

Poll