Art&Argëtim

Naomi Campbell tregon tingujt e këngës me të cilën mirëpriti në jetë vajzën

27 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Naomi Campbell tregon tingujt e këngës me të cilën

SHBA– Ylli i pasarelave, Naomi Campbell është bërë nënë për hërë të parë në fillim të këtij muaji. Ajo ka zbuluar që në momentet që po priste që vajza e saj të vinte në jetë kishte në sfond muzikën e Bob Marley.

Muzika ka qënë mikja e saj më e mirë në momente të veçanta të jetës ë saj .

“Muzika është si… Në momentet e mia më të veçanta, ju e dini që sapo u bëra nënë, po dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia”- u shpreh ajo.

Kujtojmë që Campbell njoftoi ardhjen në jetë të foshnjës, pak para ditëlindjes së saj të 51-të, në një postim në Instagram ku publikoi një foto të dorës së saj duke mbajtur këmbët e foshnjës.

Sipas Daily Mail raporton se Naomi Campbell e ka mirëpritur në jetë foshnjën nëpërmjet një nënë surrogate dhe do ta rrisë vajzën së bashku me të dashurin e saj amerikan i cili deri tani ka qëndruar larg dëshirës për famë.

Një burim tha për People se Naomi dëshironte të bëhej nënë për më shumë se një dekadë dhe mezi ka pritur që të vinte ky moment në jetën e saj.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz naomi campbell naomi campbell behet nene ne moshen 50 vjec naomi campbell naomi campbell behet nene ne moshen 50 vjec

Sondazh

Poll