Art&Argëtim

Një krijim i Vera Wang, fustani i nusërisë së Ariana Grande u frymëzua nga Audrey Hepburn

27 Maj 2021, 09:23 Nga DOSJA
Një krijim i Vera Wang, fustani i nusërisë së Ariana Grande

SHBA– Pas ceremonisë intime me vetëm 20 persona të pranishëm, duke përfshirë nënën Joan Grande dhe babanë Ed Butera që shoqëruan Ariana Grande në altar u publikuan fotot e ceremonisë dhe detajet e mëtejshme.

Ylli i popit Grande zgjodhi një pamje shumë më të thjeshtë në ditën e saj të martesës. Ndryshe nga përshtypja që mund të kishte krijuar, si një vajzë që do zgjidhte diccka voluminoze, ajo i besoi stilistes së famshme, Vera Wang krijimin e një fustan prej mëndafshi, të ngushtë me një kurriz të ekspozuar deri në fundshpinë.

Wang e kishte veshur më parë këngëtaren, për Met Gala në vitin 2018 – dhe në atë kohë, ajo e bëri Granden të premtojë se do ta linte të stilonte fustanin e saj të dasmës kur të vinte koha.

Grande kompletoi pamjen me një vello të frymëzuar nga Audrey Hepburn, e pajisur me një fjongo saten të modeluar pas Jo Stockton në “Funny Face”. Si bizhuteri shkoi me një stil minimalist duke mos u ngarkuar shumë. Ajo zgjodhi vathë me perla dhe diamantë nga marka ‘Lorraine Schëartz’ për t’iu përshtatur unazës së fejesës. Unaza e martesës, e cila u dizajnua nga Gomez, ishte një unazë platin dhe diamanti.

Dhëndri kishte një kostum klasik Tom Ford për mbrëmjen, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Ariana Grande në Montecito të Kalifornisë. Gomez i propozoi Grandes në dhjetor 2020 pas më pak se një viti lidhje.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz  vera wang ariana grande dalton gomez martohet ariana grande  vera wang ariana grande dalton gomez martohet ariana grande

Sondazh

Poll