Art&Argëtim

Olti Curri flet pas pjesëmarrjes në ‘Eurovizion’: Anxhela Peristeri ka ftesë për koncert në Rusi

26 Maj 2021, 14:59 Nga DOSJA
Olti Curri flet pas pjesëmarrjes në ‘Eurovizion’: Anxhela

TIRANË –  I ftuar në emisionin’Tempora’ me moderatore Sonila Meço, Olti Curri, autori i tekstit të këngës pohoi se pas pjesëmarrjes në Eurovision, Anxhelës i erdhi ftesë për të kënduar në një koncert të madh në Rusi.

Anxhelës i erdhi një ftesë për një super koncert në Rusi. Kam përshtypjen se Anxhela Peristeri do ketë shumë benefite nga pjesëmarrja e saj në Eurovision” , thotë Olti Curri.

Performanca e Anxhela Peristerit fitoi zemrën e publikut evropian dhe një tërësi komplimentesh nga artistë të ndryshëm. Njëri ndër ta ishte dhe Brian Malouf, producent i njohur botëror i cili ka punuar me Madonën dhe Michael Jakson. Sipas tij vendin e parë në festival duhet ta kishte fituar Anxhela Peristeri.

Ai shton se duhet të jesh këngëtar i talentuar dhe i fortë për tu përballur me kritikat dhe sfidat e festivalit evropian, ashtu sikur Anxhela Peristeri ishte.

“Në Eurovision nuk të qesh kolegu nga inati si këtu.Atje kolegu shtrembëron fytyrën kur ti vërtetë ke stonuar, kur vërtetë ke probleme me frazën, me frymëmarrjen dhe gjithçka tjetër. Kur shikon sytë e tyre që ulen se le nam, është një turp i jashtëzakonshëm. Por shyqyr Zotit kishim Anxhelën. Të gjithë në prova producentë, këngëtarë, e gjithçka tjetër, i mbanin sytë ‘pinc’ te ekrani kur ajo këndonte”, shprehet Curri.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri eurovision 2021 olti curri anxhela peristeri eurovision 2021 olti curri

Sondazh

Poll