Art&Argëtim

Pishinë, gjelbërim dhe izolim! Pamjet e shtëpisë së “Big Brother VIP”, dhoma e rrëfimeve jashtë vilës, e gjitha me x

26 Maj 2021, 14:50 Nga DOSJA
Pishinë, gjelbërim dhe izolim! Pamjet e shtëpisë së

TIRANË– Media kosovare ‘Express Rozë’ ka siguruar pamje të shtëpisë së re e cila është ende duke u ndërtuar, këtë vit formati do të jetë “VIP”, teksa ende nuk është qartësuar se kush do të drejtojë spektaklin e famshëm, pasi në media rozë vazhdimisht janë përfolur emrat e Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, e cila tani është në përfundim të emisionit tjetër, “Dua të bëj të lumtur”. E pyetur nga ndjekësit se a do të drejtojë emisionin, ajo është drejtuar se do të tregojë kur të vijë momenti.

Në fotografitë e siguruara shihet pjesa e jashtme e shtëpise e cila është në përfundim e sipërm, teksa pishina dhe dhoma e rrëfimeve apo takimeve është përfunduar.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e “Top Channel”.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz big brother vip shtepia e big brother vip big brother vip shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll