Aktualitet

U plagos në të dyja këmbët me armë zjarri, arrestohet në siptal Ergys Likaj, në pranga dhe një tjetër

27 Maj 2021, 08:45 Nga DOSJA
U plagos në të dyja këmbët me armë zjarri, arrestohet

VLORË- Ergys Likaj, i cili shkoi mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pasi ishte plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët është arrestuar ditën e sotme. Së bashku me Likajn është arrestuar edhe personi me iniciale K.Xh 46-vjeç, i cili akuzohet për veprat penale Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftim i Plotë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E.L , 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Mbrëmjen e kaluar, Likaj shkoi në policinë e Vlorës, i plagosur me armë në këmbë. në dëshminë e tij, fillimiësht, ai u tha policisë që ishte vetë plagosur, ndërkohë më vonë doli është plagosja kishte ndodhur në një lokal, sherr i nisur për arsye banale. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergys likaj plagoset ergys likaj ergys likaj plagoset ergys likaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 06:49

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga pas aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë...