Aktualitet

EMRAT/ Falsifikonin firmat e personelit mjekësor për rinovimin e patentave, arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një v

27 Maj 2021, 07:23 Nga DOSJA
EMRAT/ Falsifikonin firmat e personelit mjekësor për rinovimin e

TIRANË– Dy persona janë arrestuar dhe një vajzë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar formularët për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Dosja.al mëson se dy të arrestuarit janë Igli Katroshi, 51 vjeç, Albion Goxhaj, 32 vjeç, ndërsa vajza e shpallur në kërkim është 26 vjeç. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë 40-vjeçari D.F.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Formulari”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 06:49

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga pas aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë...