Aktualitet

Sherr në Maliq, 45-vjeçari u ngul thikën dy fqinjëve, vihet në pranga. Të plagosurit në gjendje të rëndë

27 Maj 2021, 07:08 Nga DOSJA
Sherr në Maliq, 45-vjeçari u ngul thikën dy fqinjëve,

MALIQ– Leonidha Lepi, 45 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet për plagosje të dyfishtë. Mësohet se Lepi, mëngjesin e sotëm është zënë me dy fqinjët e tij, në fshatin Orman-Pojan, Maliq. Në sherr e sipër, lepi ka marrë thikën dhe ka qëlluar dy personat e tjerë, duke i lënë të palgosur. 

Më pas, Lepi është vënë në pranga. Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital. Konkretisht personi me inicialet F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa personi me inicialet P. S., 62 vjeç, ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq. Shtetasi i mësipërm, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet leonidha lepi plagosje me thike ne maliq leonidha lepi plagosje me thike ne maliq

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 06:49

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga pas aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë...