Aktualitet

Merrnin 1200 euro për person! U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Pogradec

27 Maj 2021, 07:01 Nga DOSJA
Merrnin 1200 euro për person! U kapën duke transportuar 19

POGRADEC– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi u kapën dukre transportuar të paligjshëm drejt Bashkimit Europian kundrejt përfitimit financiar.

Policia bën me dije se ata u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit prej 1 mijë e 200 eurosh. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne korce emigrante te paligjshem operacioni perimetri arrestohen tre persona ne korce emigrante te paligjshem operacioni perimetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Maj 2021, 06:49

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga pas aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga janë vënë...