Sport

Eze i zhgënjyer me Kukësin, Bregu i mori “Këpucën e Artë”

26 Maj 2021, 19:26 Nga DOSJA

TIRANE – Sulmuesi i verilindorëve Patrik Eze, nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Kastriotit (1-2). Madje ai nuk ishte as në pankinë në javën e fundit të kampionatit. Ndërkohë, në ndeshjen në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Dejvi Bregu i Teutës do të shënonte tre gola ndaj Apolonisë, duke u ngjitur në kuotën e 16 golave dhe do të parakalonte nigerianin që mbeti me 15 gola të realizuar.

Kësisoj, sulmuesi vlonjat do të meritonte edhe “Këpucën e Artë”, çka nuk do t’i linte një shije të mirë te Patrik Eze, i cili do të shpërthente në rrjetet sociale.

“Jam shumë i zhgënjyer me atë çka Kukësi më bëri mua, pas gjithë atyre sakrificave dhe shërbimeve që i kam bërë klubit. Aktualisht jam golashënuesi i kampionatit dhe nuk jam përfshirë në listën e futbollistëve në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Ndihem i privuar nga çmimi i golashënuesit, por jam i lumtur për atë që kam arritur dhe po largohem nga ky klub me kokën lart. Ju nuk mund të thyeni një njeri, i cili merr energji nga Zoti,”- ka shkruar sulmuesi nigerian.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “këpucën e artë” dejvi bregu niko dovana patrik eze “këpucën e artë” dejvi bregu niko dovana patrik eze

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 18:13

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...