Sport

Xhaferri: “Sot është ditë për t’u festuar në Shkodër, Vllaznia e madhe po vjen”

26 Maj 2021, 18:28 Nga DOSJA
Xhaferri: “Sot është ditë për t’u festuar

SHKODER – Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë, për shkak të golavarazhit më pozitiv të Teutës, që triumfoi pas 27-vitesh. Sponsori i skuadrës shkodrane, Alban Xhaferri, u prononcua për mediat pas ndeshjes ndaj Laçit, ku kuqeblutë triumfuan me rezultatin 2-0. Ai foli edhe për të ardhmen e trajnerit Brdariç, por lojtarët e Vllaznisë, si dhe ka falenderuar kryebashkiaken Ademi.

“Absolutisht, ky ishte një kampionat i jashtëzakonshëm, na ka emocionuar jashtë mase. Vllaznia ka ardhur deri këtu me meritat e saj, ka luftuar fort. Sot ishim duke ëndërruar, sepse edhe ne ishim koshientë, që ishte pak e vështirë që Vllaznia të dilte kampion. Unë i përgëzova çunat se ata janë kampionët e vërtet të këtij kampionati, kampionë moralë, në lojë dhe të gjitha aspektet. Sot është ditë për të festuar në Shkodër, kemi Kupën dhe Kupat e Europës, duhet të shikojmë përpara. Vllaznia e madhe po vjen. Pengu më i madh janë tifozat. Falenderoj strukturat që na lejuan sot të hapnim stadiumin.

Kemi bërë një kampionat të jashtëzakonshme. Ëndrra sikur të dilte do të qe e jashtëzakonshme, por të ecim përpara. Nuk e di a ishin ndeshjet të drejta, unë po flas për këtë këtu. Nëse nuk ishte e drejtë, mund të shënonim edhe me tepër. E çuditshme si dy lojtarët e Apolonisë dolën me karton të kuq. Duhet ta shikoj edhe njëherë, por mendoj që këtu ishte një ndeshje e bukur, Vllaznia ka luajtur drejt dhe do të luajmë gjithmonë drejt. Fitimi i Kupës është i mundshëm, pa dashur të nënvlerësojmë Skënderbeun.

Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, unë dua të shikoj përpara. Pak a shumë baza e skuadrës është me kontrata 2-3 vjeçare. Nuk ka dyshim që Brdariç do të jetë pjesë e Vllaznisë. Duhet të përshëndes shumë Voltana Ademin, që bëri të mundur marrëveshjen. Ajo ishte një ndihmë e madhe. Shpresojmë të mbarojë procesi i privatizimit dhe të vazhdojmë. Ishim kampionë në të gjitha aspektet”,- ka deklaruar Alban Xhaferri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban xhaferri trajnerit brdariç vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë alban xhaferri trajnerit brdariç vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 18:13

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...