Sport

Menaxheri “i zgjat jetën” Ronald Koeman në krye të Barcelonës…

26 Maj 2021, 20:10 Nga DOSJA
Menaxheri “i zgjat jetën” Ronald Koeman në krye të

SPANJE – Ronald Koeman mund të qëndrojë në “Camp Nou” përtej sezonit 2021-2022, kur i mbaron kontrata aktuale, sipas menaxherit të tij, Rob Jansen. Ky i fundit thotë se pozicioni i trajnerit të Barcelonës është e sigurt tani për tani.

Koeman u ul në krye të pankinës “blaugrana”, duke zëvendësuar spanjollin Quique Setien verën e kaluar. Holandezi fitoi “Copa del Rey” në sezonin e tij të parë në krye të katalanasve, teksa rivalizoi për titullin e La Ligas deri dy javë para mbylljes së sezonit.

Jansen ka hedhur poshtë spekulimet mbi të ardhmen e Koeman, duke iu referuar një takimi që ka patur të hënën me presidentin Joan Laporta. Menaxheri i trajnerit ka deklaruar për “De Telegraaf”: “Ka pasur një atmosferë pozitive gjatë takimit dhe personalisht dola me një ndjenjë të mirë. Kishte respekt të ndërsjellë. Ndjenja është pozitive, Ronald madje mund të qëndrojë më gjatë (se 2021-2022). Megjithatë, nuk kemi marrë ende vendim për këtë, do të vijojmë bashkëbisedimin me klubin”.

Koeman deri tani ka drejtuar 52 ndeshje si trajner i Barcelonës, duke arritur 34 fitore, 10 humbje dhe 8 barazime. Një nga humbjet më të dhimbshme të tij ishte ajo ndaj Paris SG në Champions, 4-1, në “Camp Nou” në muajin shkurt, që do kohë të harrohet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport camp nou de telegraaf joan laporta rob jansen ronald koeman trajnerit të barcelonës camp nou de telegraaf joan laporta rob jansen ronald koeman trajnerit të barcelonës

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 19:48

Zyrtare: Antonio Conte largohet nga Interi

ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i In...

Sport 26 Maj 2021, 18:13

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...