Sport

Zyrtare: Antonio Conte largohet nga Interi

26 Maj 2021, 19:48 Nga DOSJA

ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i Interit ka larguar trajnerin 51-vjeçar, i cili i shpalli zikaltrit kampionë të Italisë.

“Interi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e kontratës së trajnerit Antonio Conte. I gjithë klubi dëshiron ta falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, e cila kulmoi me Scudetton e nëntëmbëdhjetë. Antonio Conte do të mbetet gjithmonë në historinë e klubit”,- shkruan në njoftimin e zikaltërve.

Interi nuk ka mundur ta shkarkojë trajnerin për shkak të kontratës së tij, e cila ka qenë e vlefshme 12 milionë euro në sezon. Negociatat janë zhvilluar në lidhje me shumën që klubi duhet t’i paguajë Antonio Contes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio conte interi antonio conte interi

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 18:13

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...