Sport

26 Maj 2021, 18:13 Nga DOSJA

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ngjit në kuotën e 16 golave të realizuar, duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë i kampionatit, që nënkupton fitimin e trofeut “Këpuca e Artë”.

Pas ndeshjes, në prononcimin pas këtij suksesi, në emisionin “Gol pas Goli”,  ai u shpreh: “Duhet të ikja larg shtëpisë, që të dukesha ky që jam sot. Kjo është arritja ime më e madhe. Dua të falënderoj presidentin, të gjithë tifozat që më kanë mbështetur. Shkëputja e madhe e pikëve nga Vllaznia na demoralizoi pak, por nuk na i humbi besimin.

Fitorja ndaj Vllaznisë, ishte kthesa e madhe që na dha forcë. Jam shumë i lumtur për këtë sukses, gjërat e tjera nuk janë në dorën time, sa kam mundësi do të jap maksumimin. Kontrata ime me Teutën mbaron mbas Kupave të Europës. Deri në fund të Kupave të Europës do të jap maksimumin për Teutën, për momentin nuk kam asgjë konkrete për të ardhmen”,- deklaroi Dejvi Bregu.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dejvi bregu gol pas goli kepuca e arte kjo është arritja ime më e madhe. kupave të europës dejvi bregu gol pas goli kepuca e arte kjo është arritja ime më e madhe. kupave të europës

Sondazh

Poll