Politike

Theu heshtjen Zgjedhore, KQZ gjobit RTSH-në me 2 mln lekë

27 Maj 2021, 08:51 Nga DOSJA
Theu heshtjen Zgjedhore, KQZ gjobit RTSH-në me 2 mln lekë

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 2 milionë lekë Radio Televizionin Shqiptar. Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ tha se RTSH-ja ka paraqitur aktivitete politike ditën e heshtjes zgjedhore, duke thyer kështu Kodin.

“RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë transmetuar aktivitetet gjatë ditës së heshtjes zgjedhore. KQZ vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milionë lekë gjobë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi,”- tha Celibashi.

Vendimi në faqen zyrtare:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin e Autoritetit të Medias Audiovizive për monitorimin e medias për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në periudhën 26.03.2021 – 23.04.2021, si edhe respektimin e heshtjes zgjedhore.

Komisioneri vendosi marrjen e masës administrative për RTSH me vlerën 2 000 000 lekë, në bazë të nenit 174 pika 2, të Kodit Zgjedhor, pasi RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë thyer heshtjen zgjedhore duke transmetuar kronika mbi aktivitetin e subjekteve politike në fushatë zgjedhore.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, zj. Jetmira Rexhep Rraboshta. ​

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz gjobit rtsh ilirjan celibashi kqz gjobit rtsh

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2021, 07:18

FIER– Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap sot dyert për qytetarët.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” me mesazhet ...