Politike

EMRI + FOTO/Hoqi dorë nga mandati një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi largohet nga Kuvendi, karrigen ia zë një grua, e treta

27 Maj 2021, 07:47 Nga DOSJA
EMRI + FOTO/Hoqi dorë nga mandati një ditë pas zgjedhjeve, Tom

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Tom Doshi, kandidates Jetmira Rraboshta, e renditur e treta në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Vendimi i KQZ është në fuqi për zgjedhjet e vitit 2017 dhe legjislaturën aktuale. Rraboshta u betua sot në Kuvend pas shqyrtimit të formularit të dekriminalizimit në KQZ dhe do të jetë pjesë e parlamentit deri në shtator kur të formohet Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminalizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë precedent penal.

“KQZ vendos dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërorë të PSD në zonën e qarkut Shkodër, zonjës Jetmira Rraboshta. Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminalizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal,”- tha Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Ndërkohë që, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa votat e PSD ishin në numërim e sipër. Partia e tij ka marrë 3 mandate në rang vendi, 2 në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Pas largimit të Doshit pritet të mësohen edhe emrat e dy deputetëve që do ti zenë vendin, pasi kreu i PSD garoi në 2 qarqe si i pari i listës. 

(f.g;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jetmira rraboshta tom doshi zgjedhjet 25 prill 2021 jetmira rraboshta tom doshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2021, 07:18

FIER– Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap sot dyert për qytetarët.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” me mesazhet ...