Ruçi përplaset me Gjuzin në Kuvend: Ulu, mos më bëj si cub mua, dhe një muaj të ka mbetur
TIRANË– Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend ka pasur një përplasje me kryetarit të Kuvendit, Gramzo Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi.Me ironi, G...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është shprehur se fituesi më i madh i zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike është Edi Rama, për shkak se do të hiqet vëmendja nga krimi elektoral, që nga ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, ai shkruan se në këtë kohë duhet që të kërkohet llogari për të gjitha krimet zgjedhore që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit, dhe jo vëmendja të kalojë në zgjedhjet PD-së.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, të mbajtura pikërisht në këtë kohë kur ende nuk është trajtuar krimi elektoral në zgjedhjet e 25 prillit, kanë si fituesin më të madh Partinë Socialiste. Këto zgjedhje, me ndihmën e mediave të kontrolluara nga Rama, hoqën gjithë vëmendjen nga krimi elektoral. Në vend që diskursi publik të kishte në epiqendër trajtimin e fakteve si ato që tregojnë pamjet filmike të bëra publike ku një numërues kryen krim elektoral të kapur nga kamerat e KQZ-së gjatë procesit të numërimit, dhe më tej duket se komunikon me telefon me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, në vend që t’i kërkohet llogari ministrit mbi lidhjen dhe komunikimin me këtë person që kryen krimin, në vend që t’i kërkohet ministrit transparencë për rastin, distancim dhe denoncim të rastit pranë organeve të drejtësisë, diskursin publik mediatik e kanë degdisur te mënyra se si propozohet të zgjidhen shefat e seksionit brenda PD-së nga kandidatët për kryetar partie. Pa dyshim, Rama është i vetmi fitues i madh i zgjedhjeve të brendshme në PD të mbajtura në këtë kohë.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend ka pasur një përplasje me kryetarit të Kuvendit, Gramzo Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi.Me ironi, G...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me betimin e dy deputeteve të reja të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Gentiana Cakranin, e cila zëvendëson në...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë maskat në ambientet publike. Kryetarja e këtij Komiteti, në mbledhjen e zhvilluar sot, Mira Rak...
TIRANË– Dy deputete janë betuar në Kuvend ditën e sotme gjatë seancës plenare.E para e betuar ishte Grentiana Cakrani, e cila zëvendësoi Bashkim Finon, i c...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Tom Doshi, kandidates Jetmira Rraboshta, e renditur e treta në qarkun e Shkodrës në...
TIRANË– Sot, në orën 10:00 është mbledhur Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve për të shqyrtuar ankesat e partive opozitare, si Lëvizja Socialiste për Inte...
TIRANË– Vaksinat e para kundër Covid, mbi 900 doza Pfizer, u futën në mënyrë misterioze në Shqipëri në janar të këtij viti. Origjina u mbajt sekret. ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacion Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (K...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços, në News24, ka folur për zgjedhjet ...