Politike

Hiqet maska pas 1 qershorit në ambientet publike! Shtyhet në 23:00 ora policore, klubet vijojnë të qëndrojnë mbyllur. Rikt

27 Maj 2021, 08:35 Nga DOSJA
Hiqet maska pas 1 qershorit në ambientet publike! Shtyhet në 23:00 ora

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë maskat në ambientet publike. Kryetarja e këtij Komiteti, në mbledhjen e zhvilluar sot, Mira Rakacolli tha se që nga data 1 qershor, mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme të mbahet në ambiente publike.

Ndërsa në ambientet e mbyllura, do të vijojë të jetë e detyrushme mbajtja e saj. Ora policore do të shtyhet deri në orën 23:00. Ndërsa, klubet e natës do të vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura.


“Siç duket nga shifrat dhe situata është e kontrolluar dhe mendojmë se ky kontroll ka të bëjë më përcaktimi i masave në përputhje me situatën epidemiologjike dhe ndihet efekti i vaksinimit masiv. Në këtë situatë mendojmë se kemi një lehtësim të masave . Nga 1 qershori hiqet maska nga ambinetet e jashtme por do të mbetet në ambientet të mbyllura dhe në transporton publik dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi social. Rikthehen tifozët në stadiume. Ora policore shtyhet me 1 orë nga ora 22:00 bëhet në orën 23:00 -06:00. Klubet e natës dhe diskot do të mbete e mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00,”- tha Rakacolli.

LAJM KRYESOR:MASA TË REJA/ Hiqen maskat në ambientet publike, zgjatet deri në 23:00 ora policore dhe rikthehet tifozët. Komiteti Teknik lajmëron ndryshimet në nisjen e sezonit turistik, priten të tjera në korrik

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike komiteti teknik 27 maj 2021 komiteti teknik 27 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2021, 07:18

FIER– Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap sot dyert për qytetarët.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” me mesazhet ...