Politike

Shqyrtohen ankimimet për qarkun e Elbasanit, KAS rrëzon kërkesën e PD-së për marrjen e provave shtesë, do merren parasysh

27 Maj 2021, 07:22 Nga DOSJA
Shqyrtohen ankimimet për qarkun e Elbasanit, KAS rrëzon

TIRANË– Sot, në orën 10:00 është mbledhur Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve për të shqyrtuar ankesat e partive opozitare, si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe koalicionit Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim në lidhje me pretendimet për këtë qark. KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për të vërtetuar sipas tyre vjedhjen e votave në qarkun e Elbasanit.

KAS njoftoi se si prova për shqyrtimin e ankimimeve për qarkun e Elbasanit do të merren vetëm të dhënat që vijnë nga pajisja PEI dhe ato që janë mbledhur deri më tani.  Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu denoncoi biznesmenin Gjergj Luca. Sipas Logut, Luca ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave. Logu shtoi se një prej personave që përdorej nga Luca dhe e mbështeste në blerjen e votave në Bradashesh, ishte Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave.

Nga ana tjetër, KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve), ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike dhe Boiken Abazi për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Tiranës. Ledio Braho, relatori i seancës në KAS deklaroi lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimit. Nga kryqëzimi i të dhënave ka rezultuar se në qarkun e Tiranës, 51 qytetarë kanë votuar 123 herë. Në tre raste, është votuar 2 herë me të njëjtën kartë identiteti nga 3 persona. Ndërsa me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Dje u mbyll rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të marrë mandatin që pretendonte. Pas më shumë se 10 orësh rinumërim në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), 8 grupe kanë hapur 108 kuti.  Nga procesi i rinumërimit, nga kutitë e hapura, 60 vota kanë dalë minus pasi janë konsideruar si të parregullta. LSI ka humbur vetëm 1 votë, ndërsa PD dhe PS, kanë dalë respektivisht me 38 dhe 26 vota minus.

Më herët janë hapur edhe 114 kuti në qarkun e Beratit, pas rinumërimit të të cilave, LSI rikuperoi 15 vota nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste, duke mos e ndryshuar rezultatin. KAS ka vulosur vendimin duke rrëzuar kërkesat e PD-së dhe LSI-së për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Shkodër. Ndërkohë pritet shqyrtimi i katër qarqeve të tjera, duke nisur nga sot me Elbasanin.

(f.m;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 27 maj 2021 kas 27 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2021, 07:18

FIER– Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap sot dyert për qytetarët.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” me mesazhet ...