Politike

Mblidhet Kuvendi/ Gjuzi përplaset me Ruçin, kërkon praninë e Ramës në seancë: Ka 6 muaj që nuk paraqitet! Kryeparlamenta

27 Maj 2021, 08:40 Nga DOSJA
Mblidhet Kuvendi/ Gjuzi përplaset me Ruçin, kërkon praninë

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me betimin e dy deputeteve të reja të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Gentiana Cakranin, e cila zëvendëson në këtë legjislaturë deputetin e ndjerë Bashkim Fino, që u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19.  Betimin e ka bërë edhe deputetja Jetmira Rraboshta, e cila zëvendëson Tom Doshin pas dorëheqjes së këtij të fundit. Rraboshta do të jetë pjesë e Kuvendit deri në shtator, muaj që do të nisë me deputetët e rinj të zgjedhur pas 25 prillit. Zëvendësimi i Doshit vlen sipas KQZ për legjistlaturën aktuale. 

Pas këtij betimi, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin e Opozitës së re, Kujtim Gjuzi. Gjuzi kërkoi  nga kryeparlamentari Ruçi që të merren në konsideratë propozimet e deputetëve. Ai tha se nëse kryeministri Edi Rama nuk paraqitet deri më 4 qershor në Kuvend, duhet të dorëzojë mandatin, pasi ka 6 muaj që nuk paraqitet. Pas këtyre fjalëve, Ruçi i tha Gjuzit që të mos bëjë si cub.

Gjatë seancës plenare,  ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi lidhur me rastet e fundit të rasteve të abuzimeve seksuale me të miturit në vendin tonë. Spiropali tha se ka propozuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.

Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi gjatë seancës së sotme parlamentare raportin e BSH-së  për vitin 2020, e ndikuar kriza e pandemisë. Guvernatori tha se masat e Bankës rezultuan të suksesshme dhe se objektivi ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe ruajtja e stabilitetit monetar. Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për rimëkëmbje të shpejtë.  Ai shtoi se gjatë pandemisë, ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%, inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit të Bankës.

(f.m;f.g;kl.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 27 maj 2021 gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 27 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2021, 07:18

FIER– Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap sot dyert për qytetarët.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” me mesazhet ...