Politike

Zgjedhjet në Qarkun e Durrësit/ SPAK vihet në lëvizje, kërkesë KQZ dhe KAS: Na vini në dispozicion çdo provë që keni

26 Maj 2021, 20:37 Nga DOSJA

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacion Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në lidhje me akuzat për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

“Jemi njohur nga burime të hapura, se përfaqësuesit e subjekteve politike, kanë depozituar pranë jush prova që mund të hedhin dritë në lidhje me autorët e mundshëm të veprës penale, kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së kësaj vepre në Qarkun Durrës. Sa më sipër kërkojmë nga ana juaj të na vini në dispozicion çdo provë, kryesisht ato shkresore, audio e video që ju keni administruar gjatë procesit administrative të ankimeve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara në qarkun Durrës dhe që mund t’i shërbejë procesit penal,”-shkruhet në shkresën zyrtare.

Ndërkohë që jo më larg se dje, KAS zhvilloi një dëgjesë lidhur me pretendimet e palëve të opozitës. Përfaqësuesi i PD-AN, Marash Logu u shpreh se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark. Kërkesat e tij nuk u morën parasysh, duke rrëzuar kërkesën për shpalljen e paligjshëmërisë së procesit të 25 prillit në qark. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 qarku i durresit spak kerkon informacion nga kas kas 25 maj 2021 qarku i durresit spak kerkon informacion nga kas

Sondazh

Poll