Sport

Martini: “Kampionat i çmendur, nesër do ta mbyll telefonin. Kokëdhima? E falënderoj, na karikoi”

26 Maj 2021, 17:44 Nga DOSJA
Martini: “Kampionat i çmendur, nesër do ta mbyll telefonin.

DURRES – Edi Martini, në qiellin e shtatë. Trajneri shkodran udhëhoqi Teutën drejt titullit kampion, që mungonte prej 27 vitesh në Durrës. Martini pas fitores 6-1 ndaj Apolonisë, në mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, nuk e fshehu entuziazmin për suksesin e arritur, i cili pas Kupës dhe Superkupës, arriti edhe të fitonte titullin e lartë të kampionit të Shqipërisë.

“Një vit i gjatë, stresant, muajin e fundit më është dukur vetja sikur të isha i intubuar. Ishte një kampionat i çmendur dhe stres i jashtëzakonshëm. Shyqyr Zoti u kurorëzua sot me titullin kampion. Pas çdo humbje apo barazimit, ne kemi dalë shumë më të fortë në ndeshjet pasardhëse. Kjo është forca e ekipit, që e ka treguar edhe në sezonin e kaluar. Kemi qenë një familje, shumë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe pse ndoshta nuk kemi cilësinë e skuadrave të tjera. Kemi eksperiencë, ndërsa këta djem janë kampionë Shqipërie. Gëzim shtesë fakti që Bregu është shpallur kryegolashënues. Më bëhet qejfi për të, është një sportist dhe djalë i shkëlqyer”.

Pengje? “Kanë qenë disa momente të vështira, ka qenë një kampionat i çmendur. Kam qenë shumë i mërzitur pas eliminimit nga Kupa me Skënderbeun, por edhe humbja 0-2 ndaj Tiranës këtu në Durrës. Edhe ndeshja e fundit me Partizanin ishte e tillë. Kisha koha pa provuar këto lloj emocionesh, pozitive apo negative”.

Vllaznia? “Unë do shkoj në Shkodër për të parë finalen e Kupës, më bëhet zemra mal nëse do të fitojë Vllaznia. Nesër do të mbyll telefonin, do pushoj disa ditë. Nuk më ra ndërmend të flas me presidentin për të ardhmen. Jam i qetë, jam krenar për të gjithë. Kam nevojë për pushime, të them të drejtën”.

Frikë gjatë ndeshjes? “Ndjeva frikë pas golit të Apolonisë. Më bëri përshtypje, zoti Kokëdhima kishte bërë mbledhje, shumëzime dhe pjesëtime me skuadrën. Në javën e fundit e gjeti?! E dija se do e fitoja ndeshjen, por nuk mjaftonte një gol, ky është shkaku pse kam qenë në siklet. Nëse nuk do të ishte ai karikim që na bëri zoti Kokëdhima, i cili e do shumë Shkodrën, na karikoi pa masë. Djemtë, por edhe qyteti e tifozët, kishin një inat ndaj zoti Kokëdhima. I them faleminderit se na karikoi”.

Dedikim për titullin? “Familja ime është ajo që ka mbajtur suportin dhe sikletin më të madh. Edhe babai e nëna kanë qenë në siklet. Ua kushtoj familjarëve dhe tifozëve të Durrësit, që më kanë respektuar gjithmonë”,- deklaroi përfundoi trajneri Edi Martini pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edi martini trajneri i teutes trajneri shkodran edi martini trajneri i teutes trajneri shkodran

Sondazh

Poll