Sport

VIDEO / Pas 27 vitesh, Teuta sërish “Mbretëresha” e futbollit shqiptar

26 Maj 2021, 17:25 Nga DOSJA
VIDEO / Pas 27 vitesh, Teuta sërish “Mbretëresha” e

TIRANE – Kampionati i 82-të i Superiores, pas ndeshjeve të javës së 36-të, ka ulur siparin dhe dhënë verdiktet: Teuta është zyrtarisht skuadra kampione e Shqipërisë në këtë sezon. Vllaznia, Partizani dhe Laçi kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës, ndërkohë që Bylisi, së bashku me Apoloninë, do të zbresin në kategorinë e Parë.

Sakaq Kastrioti do të luajë në “play-off” ndaj Tomorit. Ka mbetur për t’u luajtur edhe finalja e Kupës së 69-të të Shqipërisë midis Vllaznisë dhe Skënderbeun, ndeshje që do të zhvillohet më 31 maj në “Air Albania Stadium”.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Teuta mposhti 6-1 Apoloninë në “Niko Dovana”, duke u rikthyer pas 27 viteve te titulli kampion. Hera e dytë në histori që trofeu i madh zbarkon në qytetin bregdetar. Dejvi Bregu ishte “heroi” i skuadrës së Edi Martinit me një tregolësh, teksa fitorja tenistike u plotësua nga Lorenco Vila, Renato Arapi dhe Sebino Plaku.

Ndërkohë në “Loro Boriçi”, Vllaznia mposhti 2-0 Laçin falë golave të Herald Markut nga pika e bardhë e penalltisë dhe Haris Dilaver në pjesën e dytë, duke u konsideruar si “kampionia honorifike” e këtij sezoni befasues i skuadrës shkodrane, që mund të fitojë një trofe, nëse mposht Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Në ndeshjet e tjera të javës së 36-të, bardheblutë e Tiranës fituan 3-1 ndaj Skënderbeut,  Kastrioti ia doli të fitojë 1-2 Kukësin, ndërkohë që Partizani nuk hapi rrugë në transfertën e Ballshit, duke mundur 4-2 Bylisin, i cili së bashku me Apoloninë, sezonin e ardhshën do të zbresin në Kategorinë e Parë.

Ja dhe rezultatet teknike të javës së 36-të të Kampionatit të 82-të të Superiores:

Kukësi-Kastrioti 1-2 (Ibraimi 88′ / Devid 45′ (p), Daci 87′)
Bylis-Partizani 2-3 (Spahiu 25′, Beji 70′ / Cara 34′, Cardoso 62′, Selita 89′, Mala 90′)
Vllaznia-Laçi 2-0 (Marku 25′ (p), Dilaver 59′)
Teuta-Apolonia 6-1 (Bregu 16′, 49′, 65’(p), L.Vila 27′, Arapi 77′, Plaku 90+1′ / Mihana 34′)
Tirana-Skënderbeu 3-1 (Seferi 30′, 87′, Gjumsi 41′ / Pusi 44′)

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport air albania stadium kampionati i 82-te i superiores teuta vllaznia air albania stadium kampionati i 82-te i superiores teuta vllaznia

Sondazh

Poll