Sport

Villareal-Manchester United, në Gdansk finalja vogël e Europës

26 Maj 2021, 09:37 Nga DOSJA
Villareal-Manchester United, në Gdansk finalja vogël e Europës

POLONI – Sot, në orën 21:00, në stadiumin “Mijeksi” të Gdanskut në Poloni, do të luhet finalja e Europa Laegue. Spanjollët e Villarrealit do të luftojë për të bërë realitet një ëndërr, ndërsa anglezët e Manchester United për të përsëritur suksesin e tri sezoneve më parë…

“Nuk mund injorojmë faktin që Manchester United është favorit”,- ka deklaruar trajneri i Villarealit, Unai Emery para ndeshjes. – “Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu dhe ne kemi mundësia për të hedhur një hap gjigant. Ky klub ishte ndalur gjithmonë në gjysmëfinale, tani ne duam të thyejmë një mur tjetër, të shijojmë momentin, por duke menduar se mund të fitojmë.”

Nga ana tjetër, Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer, kërkon ta mbyllë me trofe prestigjioze sezonin, edhe për faktin se në shkallët e stadiumit do të jetë edhe legjenda, Sër Alex Ferguson. “Shpresoj ta bëj të lumtur, sepse pjesa më e madhe e karrierës sime është e lidhur me të. Kam mësuar shumë nga ajo ndeshje legjendare në Barcelonë, kundër Bayernit të Mynihut. Gjithmonë duhet të besosh tek ekipi yt, tek instikti yt,”– ka deklaruar Ole Gunnar Solskjaer, trajner i “Djajve të Kuq”.

Formacionet e mundshme:

VILLARREALI (4-4-2): Asenjo; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Y. Pino, Capoue, Parejo, Trigueros; Gerard Moreno, Bacca. Trajneri: Emery. Të gatshëm: Rulli, M. Gaspar, Funes Mori, Estupiñan, A. Moreno, Peña, J. Costa, Raba, Coquelin, Moi Gomez, Paco Alcacer, Niño.

MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani. Trajner: Solskjaer. Të gatshëm: Henderson, Grant, Mata, Greenwood, Diallo, Telles, Matic, Williams, Van de Beek, Tuanzebe, Elanga.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “mijeksi” të gdanskut në poloni finalja e europa laegue manchester united ole gunnar solskjaer unai emery villarrealit “mijeksi” të gdanskut në poloni finalja e europa laegue manchester united ole gunnar solskjaer unai emery villarrealit

Sondazh

Poll