Sport

“Aventura” e Muriqit te Lazio drejt fundit, sulmuesi bisedon me Fenerbahçen

26 Maj 2021, 05:17 Nga DOSJA

ITALI – “Aventurës” së Vedat Muriqit te Lazio duket se po i vjen fundi. Sulmuesi kosovar duket se ka vendosur edhe vetë të largohet nga skuadra italiane pas një sezoni zhgënjyes në Serie A, ku ka shënuar vetëm dy gola, një në kampionat dhe një në kupë.

Sipas “AAG Sports”, që është shumë i afërt me skuadrën turke të Fenerbahçes, thuhet se Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kryeqyteti italian ua ka transmetuar edhe drejtuesve të Lazios.

“AAG Sports njofton se Vedat Muriqi ua ka komunikuar drejtuesve të Lazios vendimin se dëshiron të luajë në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, vetë lojtari e ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belözoğlu”,- shkruan ndër të tjera media turke.

Gjithnjë sipas të njëjtës media, Fenerbahçe po synon që ta huazojë sulmuesin kosovar, ose ta riblejë, duke patur si alternativë edhe një shkëmbimi të tij me Ozan Tufan. Kujtojmë që për Muriqin ka shprehur interes edhe Besiktas, rivali i përbetuar i Fenerbahçes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ali koç emre belözoğlu” fenerbahce lazio vedat muriqit ali koç emre belözoğlu” fenerbahce lazio vedat muriqit

Sondazh

Poll