Sport

Reali, Barcelona dhe Juventusi në bankën e të “akuzuarit”, UEFA nis hetimet

26 Maj 2021, 05:21 Nga DOSJA
Reali, Barcelona dhe Juventusi në bankën e të

ZVICER – UEFA ka hapur procedime disiplinore kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit lidhur me përfshirjen e tyre në Superligën Evropiane të propozuar. Klubet ishin pjesë e 12 anëtarëve ‘themelues’ të ligës së shkëputur, e cila më vonë u shemb.

Nëntë klubet e tjera hoqën dorë nga projekti, por Real Madridi, Barcelona dhe Juventus kanë refuzuar ta bëjnë këtë. UEFA tha se procedurat ishin hapur kundër tri ekipeve “për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”.

“Pas një hetimi të kryer nga inspektorët etikës dhe disiplinës së UEFA -s në lidhje me të ashtuquajturin projekt “Super League”, procedurat disiplinore janë hapur kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”,- është shprehur UEFA në një deklaratë të publikuar të martën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonës juventusit real madridit super league uefa barcelonës juventusit real madridit super league uefa

Sondazh

Poll