Sport

Ernest Muçi i dëmtuar, i thotë “lamtumirë” Shqipërisë U-21

26 Maj 2021, 05:12 Nga DOSJA

TIRANE – Të martën Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin, në prag të ndeshjeve me Andorrën dhe miqësores me Bullgarinë. Kuqezinjtë synojnë t’i nisin eliminatoret e “Euro 2023” me fitore dhe me 4 korrik do bëjnë gjithçka të marrin pikët e plota.

Por jo gjithçka ka shkuar siç ka dashur trajneri Bushi. Ka nisur “firoja” e parë. Ernest Muçi, për shkak të një shqetësimi në shpinë, nuk mundet të aktivizohet. FSHF ka njoftuar se sulmuesi i Legia Varshavës ka bërë kontrolle të specializuara dhe në fund është arritur në përfundimin se nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje.

Shpresa e madhe e trajnerit Bushi tani është sulmuesi Armando Broja, i cili do të ishte një “armë” më tepër për ndeshjen e 4 qershorit ndaj Andorrës. Por për ta arritur këtë duhet marrë aprovimi i trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, planet e të cilit ende nuk janë mësuar për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Çekisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andorrën armando broja bullgarinë edi reja shqiperia u-21 trajneri bushi andorrën armando broja bullgarinë edi reja shqiperia u-21 trajneri bushi

Sondazh

Poll