Aktualitet

”3 autorë janë ende të lirë në fshat”, babai i 15-vjeçares së përdhunuar në Mirditë: Jemi të tronditur, po na bë

26 Maj 2021, 11:41 Nga DOSJA
”3 autorë janë ende të lirë në fshat”,

TIRANË– Babai i 15-vjeçares në Mirditë ka dhënë dëshminë e tij për emisionin ‘Me zemër të hapur’ për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur vajzës së tij.

Babai i vajzës ka treguar se familja pas ngjarjes së rëndë ka pasur presione nga familja e 5 të arrestuarve. Sipas tij, ka edhe 3 persona të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa shtoi se emrat e tyre i ka edhe policia. Ai tha se nga shkolla nuk kanë marrë asnjë sinjal, ndërsa bëri thirrje që shteti të bëjë drejtësi.

“Jemi të tronditur, veç personave të arrestuar janë edhe të tjerë të cilët duhet të thirren nga policia. Janë edhe 3 të tjerë, policia i ka emrat, këta janë në gjendje të lire në fshat. Kemi disa ditë që po na bëhet presion, shteti e di duhet të veproj. Shkolla nuk na ka pohuar asgjë, ka pasur psikologe shkolla por ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me të. Babai i 31-vjeçarit ka akuzuar se vajza ka qenë e lidhur me 17-vjeçarin ka gënjyer dhe nuk kanë çfarë justifikojnë. Kanë akuzuar vajzën për një lidhje me 17-vjeçarin por kjo është gënjeshtër pasi duan të mbulojnë veprimet e tyre. Kërkoj nga shteti të jepet drejtësia.”, tha ai.

Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nikë Lleshi, 44 vjeç dhe i mituri me iniciale A. Gj., 17 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të shantazheve, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15- vjeçare. Të gjithë autorët janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll