Aktualitet

Kërkuan daljen nga regjimi “41 biss”, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij

26 Maj 2021, 09:30 Nga DOSJA
Kërkuan daljen nga regjimi “41 biss”, Gjykata e Lartë

TIRANË– Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër “41biss”.

Mësohet se Gjykata e Lartë nuk e ka konsideruar të arsyeshëm transferimin e grupit Shullazi, mbi anëtarët e të cilit rëndojnë akuza të rënda për grup të strukturuar kriminal dhe të gjobëvënies.

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ata e kanë apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e “41biss”, i cili mbron në gusht të këtij viti.

Pa mbarimit të këtij afati do të shqyrtohet mundësia e përsëritjes.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll