Aktualitet

Atentat sapo erdhi nga Anglia! Dalin pamjet nga plagosja e Ilias Ismailit në Poshnje, vëllai kërkon ta mbrojë….autori rrë

26 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
Atentat sapo erdhi nga Anglia! Dalin pamjet nga plagosja e Ilias Ismailit

DIMAL Dosja.al ka siguruar përplasjen me armë zjarri të ndodhur katër ditë më aprë në fshtin Poshnje, Dimal. Siç shihet dhe në pamje, në lavazhin që rezulton të jetë në pronësi të familjes Ismaili, pas lokalit me emrin ‘Kështjella’, që është gjithashtu në pronësi të tyre.

Pasi zbresin, të pestë nisin të konfliktohen me njëri-tjetrin. Në sfond krijohet një rrëmujë pasi të pestë nisin të lëvizin dhe një shtesë shfaqet në vendin e ngjarjes me një armë në dorë. Në këtë moment një nga të pranishmit futet sërish në makinë, të tjerët nisin të futen pas tij, por nuk arrijnë dhe mjeti niset. Personi me armë në dorë nis të qëllojë, ndërsa shihet se vëllai i Ilias Ismailit hidhet përpara të vëllait për ta mbrojtur. Autori rrëshqet dhe arma i bie nga dora.

Ngjarja e rëndë ndodhi para gjashtë ditësh. Ilias Ismaili kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Anglia, në momentin që ra pre e atentatit. Për ngjarjen në fjalë janë vënë në pranga dy autorët Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat. Këta të fundit u lanë në masën e sigurisë arrest me burg një ditë më parë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet iliaz ismaili plagoset iliaz ismaili ne poshnje iliaz ismaili plagoset iliaz ismaili ne poshnje

Sondazh

Poll