Aktualitet

Balluku: Bypass-i i Vlorës hapet më 15 korrik, do lehtësohet trafiku në Radhimë, po përgatitemi për sezonin veror! 

26 Maj 2021, 11:19 Nga DOSJA
Balluku: Bypass-i i Vlorës hapet më 15 korrik, do lehtësohet

VLORË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se Byepass-i i Vlorës do të hapet në mënyrë provizore më 15 korrik.

Teksa inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, Balluku tha se kjo arterie e re rruge jo vetëm do të lejtësojë ndjeshëm trafikun nga Radhima te Kalaja në Vlorë, por do t’ju ofrojë pamje piktoreske turistëve.


Bypass i Vlorës është një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Me këtë projekt jo vetëm do të lehtësohet ndjeshëm trafiku nga Radhima te Kalaja në Vlorë, por do t’ju ofrojë pamje vizitorëve.  Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik”, tha Balluku.

Sipas ministres Balluku,  ky aks rrugor do të ketë shumë sinjalistika provizore, me  qëllim për të kontrolluar trafikun dhe për të shmangur aksidentet.

Sinjalistika do të jetë provizore dhe do te jetë shumë e dendur. Do të ketë sinjalistikë të shtuar provizore që do të ndihmojë si ne edhe Policinë Rrugore për të pasur një procesim të mirë të trafikut edhe pa aksidente“, tha Balluku.

Ndër të tjera ministrja tregoi se në këtë aks aktualisht mungojnë valët e telefonisë, por sipas saj, ky problem do të zgjidhet.

Për shkak të lartësisë që rruga ndjek, kemi mungesë të sinjalit të telefonisë celulare. Mungesa e sinjaleve të telefonisë celulareve në zonën pas Kaninës dhe në vazhdim do të koordinohet me AKEP për ta mundësuar. Është një nevojë infrastrukture për ta zgjidhur

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku bypass i vlores belinda balluku bypass i vlores

Sondazh

Poll